Vendimi në Kosovë: Jo njëkohësisht deputet edhe ministër

Vendimi në Kosovë: Jo njëkohësisht deputet edhe ministër

Foto ilustruese PRISHTINË- Gjykata Supreme e Kosovës bëri të qartë se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat e qeverisë së Kosovës që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese. Ky vendim i Gjykatës Supreme u kundërshtua ashpër nga qeveria e Kosovës në detyrë, që vendimin e cilësoi "arbitrar dhe të njëanshëm”. Çështja e funksionit të ministrave që njëkohësisht janë edhe deputetë u ngrit nga një vendim i Gjykatës Supreme, e cila e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave në qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati. Udhëzimi administrativ që kishte të bënte me shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale ishte miratuar nga ministri Murati, pak kohë pasi ai gjithashtu ishte betuar si...