Vendimi i Strasburgut për Thoma Gëllçin, Dumani: Nuk u kontaktuam në asnjë moment nga Avokatura e Shtetit

Vendimi i Strasburgut për Thoma Gëllçin, Dumani: Nuk u kontaktuam në asnjë moment nga Avokatura e Shtetit

Në një komunikim informal me gazetarët, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut mbi Thoma Gëllçin. Ajo konstatoi se arrestimi dhe paraburgimi i tij nga SPAK-u ishin të paligjshëm dhe në shkelje të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Dumani u tha gazetarëve se SPAK nuk është kontaktuar asnjëherë nga Avokatura e Shtetit gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në Strasburg. Sipas tij, GJEDNJ ka konstatuar se Gëllçi është vetëdorëzuar, ndërkohë që në dokumentacion tregohet se ai është arrestuar nga policia. “Prokuroria e Posaçme nuk është kontaktuar në...