Vendimi i Qeverisë për hapësirat publike/ Ndalohet vendosja e trarëve, rrethimeve apo çdo pengese që janë pjesë e rrugëve të kalimit

Vendimi i Qeverisë për hapësirat publike/ Ndalohet vendosja e trarëve, rrethimeve apo çdo pengese që janë pjesë e rrugëve të kalimit

Qeveria ka miratuar një seri ndryshimesh në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit, që prekin drejtpërdrejt lejet e ndërtimit, hapësirat publike dhe projektet në zonat rurale. Vendimi i Këshillit të Ministrave synon të frenojë abuzimet me ndërtimet, të ndalojë bllokimin e rrugëve dhe hapësirave të përbashkëta dhe të përshpejtojë procedurat për investitorët që veprojnë ligjërisht. Ndalohet vendosja e trarëve, rrethimeve apo çdo pengese në pronat që janë pjesë e rrugëve të kalimit apo lidhjeve me hapësira publike, madje edhe kur këto servitute nuk janë të regjistruara. Nuk do jepen leje ndërtimi në prona që janë parashikuar për sheshe, rrugë apo parqe,...