Vendimi i Hagës/ Shqiptarët në diasporë në mbështetje ish-krerëve të UÇK, paralajmërohen tubime, në Prishtinë vijojnë protestat

Vendimi i Hagës/ Shqiptarët në diasporë në mbështetje ish-krerëve të UÇK, paralajmërohen tubime, në Prishtinë vijojnë protestat

Shqiptarët në Vjenë, Mynih dhe Zyrih kanë paralajmëruar protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Platforma “Liria ka Emër” bëri të ditur përmes një njoftimi se tubimet jashtë vendit vijnë në mbështetje të protestave të shumta të mbajtura ditët e fundit në Kosovë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat dënuan ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi me 81 vite burg në total, duke i shpallur ata fajtorë për krime lufte. Në Prishtinë, për të tretën mbrëmje me radhë qytetarë të shumë dhe familjarë ish- komandantëve u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” nga ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Më herët, i njëjti shesh i kryeqytetit të Kosovës mblodhi mijëra protestues në tubimin e thirrur...