Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Vendimet tona janë të pavarura dhe të paprekshme”, Kushtetuesja- Ramës: Nuk ndikohemi nga qëndrimet e jashtme
👁4249
Gjykata Kushtetuese ka dalë në reagim pas një statusi të kryeministrit Edi Rama në X, ku ai komentoi kërkesën e unionit të gjyqtarëve për një rritje page prej 700 eurosh. GJK ka dalë me një njoftim për shtyp, duke theksuar pavarësinë e saj dhe duke dënuar çdo formë ndërhyrjeje apo presioni ndaj vendimmarrjes së saj. “Gjykata është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej qëndrimeve të jashtme, qofshin nga pushtetet e tjera apo nga vetë media”, thuhet në deklaratë. Institucioni më i lartë kushtetues nënvizon se, ndonëse vendimet e saj mund të jenë objekt...