‘’Vendimet nga Kushtetuesja nuk janë opsionale’’/ Kryetarja e GJK, Zaçaj: Zbatimi i tyre është detyrim!

‘’Vendimet nga Kushtetuesja nuk janë opsionale’’/ Kryetarja e GJK, Zaçaj: Zbatimi i tyre është detyrim!

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka mbajtur fjalën e saj në aktivitetin “Jurisprudenca në Kushtetuese”, që u zhvillua paraditen e kësaj të hëne, teksa është shprehur se vendimin e institucionit që ajo drejton nuk janë as këshilluese dhe as opsionale, por të detyrueshme për t’u zbatuar. “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese as opsionale, zbatimi i tyre është detyrues për të gjithë pushtetet. Mos zbatimi cënon vetë Kushtetutën.’’, tha Zaçaj. Ndër të tjera, ajo theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të vendimeve të Kushtetueses nga të gjitha pushtetet. Zaçaj vë në dukje se drejtësia që nuk respekton parimet themelore të Kushtetutës rrezikon të bëhet një mjet pushteti në vend që të jetë një mjet mbrojtjeje dhe ligjshmërie. DEKLARATA E ZAÇAJT: Mos...