Vendim i Këshillit të Ministrave/ Ja nga kush do të miratohen lejet e ndërtimit në brezin bregdetar dhe jashtë tij

Vendim i Këshillit të Ministrave/ Ja nga kush do të miratohen lejet e ndërtimit në brezin bregdetar dhe jashtë tij

Me vendimin e Këshillit të Ministrave qeveria nuk ka ndaluar vetëm ndërtimin nëpër hapësira publike duke vendosur trarë apo rrethime, por i ka shtuar kompetencat edhe më shumë Këshillit Kombëtar të Territorit. Në nenin 11 të vendimit që ndryshon nenin 19 të vendimit të mëparshëm thuhet se të gjitha lejet përgjatë vijës bregdetare do të miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit. Po ky institucion do të miratojë edhe lejet për objektet ndërtimore që shtrihen përgjatë bregdetit jo në brezin e parë të detin nëse ndërtimi do të jetë mbi 6 kate. “Veprat e infrastrukturës apo/dhe objektet ndërtimore, pavarësisht...