Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vendi nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat
Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në territorin shqiptar. Moti do të paraqitet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore, ku do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët. Zonat më të prekura do të jenë ato me reliev malor në veri dhe verilindje të vendit. Në orët e mesditës priten reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi në verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare...