Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vendi i tretë anulon klauzolën, Verstappen mbetet te Red Bulli
Fati dukej se po e çon te Maks Vershtape nin larg Red Bullit, në një sezon ku dominimi i MekLaren pothuajse me siguri do ta pengojë atë të ruajë statusin e kampionit të Botës në Formula 1, ndërsa nga ana tjetër klima në skuadër ishte gjithçka përveçse paqësore. Duke shtuar edhe faktin që Toto Volf ishte shprehur se ishte i gatshëm të bënte gjithçka për ta pasur te Mercedes në vitin 2026. Pra të gjithë përbërësit ishin aty për një ndarje mes SuperMaksit dhe ekipit anglo-austriak. Por më pas erdhi pika e kthesës, duke nisur nga shkarkimi i Kristian Hornerit...