Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vendi ende nën ndikimin e të nxehtit afrikan, sa shkojnë temperaturat sot
Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Herë pas here, priten vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata, të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerta ekstremale ditore, duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 39°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit....