Veliaj ushtron detyrën nga paraburgimi: Miraton fondet për çerdhet dhe pagat, firmos edhe dorëheqjet në bashki

Veliaj ushtron detyrën nga paraburgimi: Miraton fondet për çerdhet dhe pagat, firmos edhe dorëheqjet në bashki

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar të ushtrojë funksionin e tij nga parabugimi, duke firmosur sot disa vendime të rëndësishme që lidhen me funksionimin e institucionit që drejton. Nga qelia në IEVP Durrës, ku ndodhet prej 19 muajsh, Veliaj ka miratuar disa vendime, mes tyre dorëheqjet e ditëve të fundit dhe një sërë vendimesh të tjera të rëndësishme.  Vendimet e firmosura sot nga Veliaj: -Veliaj ka firmosur dorëheqjet e zëvendëskryetares Anuela Ristani, sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe shefes së Kabinetit, Blerina Beshku. -Veliaj ka firmosur listëpagesat e administratës së Bashkisë së Tiranës. -Një tjetër vendim i miratuar nga kryebashkiaku Veliaj është edhe shtesa e fondeve për çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit, duke garantuar vijimin e financimit dhe funksionimit të tyre. -Transporti publik, një tjetër...