VELIAJ NË VËMENDJEN EUROPIANE, KËRKOHET RESPEKTIMI I TË DREJTAVE
Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë vëmendjen e përfaqësuesve politikë dhe institucioneve europiane, të cilët kanë ngritur shqetësime lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit, proporcionalitetin e masës së sigurisë dhe respektimin e të drejtave themelore. Në një deklaratë të publikuar më 14 gusht, grupimi politik Demokratët Europianë (EDP/PDE) kërkoi nga autoritetet shqiptare respektimin e prezumimit të pafajësisë, shtetit të së drejtës dhe parimit të proporcionalitetit në trajtimin e çështjes Veliaj. Përfaqësuesit e këtij grupimi e konsideruan rastin shqetësues për demokracinë shqiptare, duke theksuar nevojën që lufta kundër korrupsionit të zhvillohet paralelisht me garantimin e një drejtësie të pavarur dhe të paanshme. Vëmendja europiane ndaj kësaj çështjeje u reflektua edhe në raportin e monitorimit të vetëqeverisjes vendore në Shqipëri, të hartuar në kuadër të...
Burimi:
ntv.al