Veliaj në burgun e Fierit, këshilltarët e Tiranës kërkojnë transparencë dhe respektim të të drejtave të tij
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokatit të Popullit, lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi në Durrës në atë të Fierit dhe kushtet e mbajtjes së tij. Në dokument, ata kërkojnë transparencë për arsyet e transferimit, respektimin e të drejtave ligjore dhe njerëzore të kryebashkiakut të Tiranës, si dhe verifikimin e çdo kufizimi të mundshëm të komunikimit me familjarët dhe mbrojtësit ligjorë. Sipas kërkesës, fakti që Veliaj është i paraburgosur nuk duhet të shërbejë si justifikim për trajtim çnjerëzor apo për kufizimin e të drejtave që i garantohen me ligj. “Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vijon të jetë titullari i zgjedhur i institucionit, me një mandat...
Burimi:
ntv.al