Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes shëndetësore: Më kanë thënë për operacion, por…Dumani: Skemi raport mjekësor
TIRANË- Kryevashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar të marrë pjesë në seancën e gjyqit në themel në GJKKO, por shprehet se e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore. Përmes një letre drejtuar gjykatës, Veliaj shprehet se gjendja shëndetësore dhe mungesa e dokumentacionit mjekësor e pengojnë të jetë i pranishëm në proces. Sakaq, Veliaj ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore. “Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”, shkruan Veliaj. Ndërkohë, gjatë seancës, prokurori Altin Dumani deklaroi se Prokuroria nuk disponon dokumentacion mjekësor që të pasqyrojë gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut.“Ne nuk...
Burimi:
zeri.ai