U arratis me të brendshme/ Kush është shqiptari që i iku policisë italiane pas përplasjes me armë

U arratis me të brendshme/ Kush është shqiptari që i iku policisë italiane pas përplasjes me armë

Ervis Murra ITALI-Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e San Pietro di Cavarzere, pranë Venecias, ku një shqiptar mbeti i vrarë gjatë një shkëmbim zjarri me policinë italiane. Autoritet pasditen e 27 nëntorit shkuan në një shtëpi të izoluar në fshatin përreth, ku po qëndronin tre shqiptarë në kuadër të një operacioni policor, por situata u përshkallëzua në të shtëna me armë. Dy pret tyre arritën të arratiseshin. Ervis Murra, 37-vjeç arriti të largohej pas shkëmbimit të zjarrit me policinë italiane në Cavarzere të Venecias. Ai arriti t’u shpëtonte efektivëve dhe u zhduk në zonat rurale të Venetos, ndërsa në momentin e largimit kishte veshur vetëm të brendshme. Murra rezulton i përfshirë në një seri veprash penale, mes tyre...