Veliaj i dorëzon avokatit shënimet personale/ Ndreca paralajmëron publikimin
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka ngritur shqetësimin për vonesën në kryerjen e një ekzaminimi mjekësor, që sipas tij është i nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e rikuperimit të frakturës në këmbën e kryebashkiakut të Tiranës. Pas takimit me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca bëri të ditur se klienti i tij është transferuar në sektorin spitalor të institucionit për të vijuar trajtimin mjekësor. Sipas avokatit, kërkesa zyrtare për kryerjen e ekzaminimit është paraqitur prej afro dy javësh, por deri tani nuk është realizuar. “Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për...
Burimi:
ntv.al