Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Vdes profesori i violinës, Robert Papavrami
Akademia e Shkencave shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit. “Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij”, thuhet në një postim të Akademisë së Shkencave. “Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!”, thekson Akademia e Shkencave. Robert Papavrami është një...