Vdes Marina Vlady, aktorja, shkrimtarja dhe këngëtarja e njohur franceze

Vdes Marina Vlady, aktorja, shkrimtarja dhe këngëtarja e njohur franceze

Aktorja, shkrimtarja dhe këngëtarja e njohur franceze Marina Vlady ka ndërruar jetë sot në moshën 88-vjeçare, bëri të ditur familja e saj. Familja njoftoi se aktorja u nda nga jeta në shtëpinë e saj, e rrethuar nga njerëzit e afërt dhe kafshët e saj. Fëmijët e saj e përshkruan jetën e saj si “të gjatë, të bukur dhe të mbushur plot”. Marina Vlady ishte një nga figurat e njohura të kinemasë franceze dhe italiane. Ajo e nisi karrierën në moshë shumë të re, në filmin “Avant le déluge” (1954), me regji të André Cayatte, rol për të cilin fitoi në moshën 16-vjeçare çmimin Suzanne Bianchetti, që u jepej aktoreve më premtuese. Në vitin 1963, ajo fitoi çmimin e interpretimit në Festivalin e Kanës për filmin...