Vdekja misterioze në laboratorin rus/ Alimehmeti: OBSH ka ngritur pikëpyetje, autoritetet s’kanë dhënë përgjigje
Vdekja e një punonjëseje në një laborator në Siberi, pas një pneumonie të papërcaktuar, ka ngritur pikëpyetje mbi shkaqet e ngjarjes dhe rrezikun e mundshëm të përhapjes së një sëmundjeje infektive. Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Syri i Botës” në SYRI TV, në një intervistë me Dori Dakën, shpjegoi se përse laboratorët që punojnë me patogjenë të rrezikshëm kërkojnë vëmendje të shtuar. Alimehmeti theksoi se, bazuar në informacionet e bëra publike, murtaja pulmonare duket një mundësi gjithnjë e më pak e mundshme, pasi shumica e rreth 200 personave të izoluar si kontakte të së ndjerës janë liruar pa shfaqur simptoma. Megjithatë, ai nënvizoi se OBSH-ja ka kërkuar sqarime nga autoritetet lokale dhe solli si shembull përvojën e pandemisë COVID-19, kur vonesat dhe mungesa...
Burimi:
syri.net