Vdekja e Papa Françeskut/ Kisha Ortodokse e Shqipërisë mesazh ngushëllimi: Kujtojmë fjalët e tij “Ecni si vëllezër…”

Vdekja e Papa Françeskut/ Kisha Ortodokse e Shqipërisë mesazh ngushëllimi: Kujtojmë fjalët e tij “Ecni si vëllezër…”

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë ka reaguar lidhur mbi ndarjen nga jeta të Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare. Në deklaratën publike, Kisha Orthodhokse shpreh ngushëllimin besimtarëve të Kishës Romano-Katolike. Më tej theksohet përpjekja e Papa Françeskut për mirëkuptim mes kishave. Gjithashtu, përmendet edhe fjala e Papës “ecni si vëllezër”. Reagimi i KOASH: Mbi fjetjen e Papa Françeskut! Duke marrë pjesë në hidhërimin për fjetjen e Papës së Romës, Françeskut, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona ndaj klerit dhe besimtarëve të Kishës Romano-Katolike. Gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, ai gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit...
Burimi: Sot.com.al