Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vdekja e minatorit në Bulqizë/ Policia jep detaje nga arrestimi i 5 punonjësve, pse nuk u ndëshkua administratori
Policia e Bulqizës ka arrestuar pesë punonjës të një kompanie minerare, ku ishte i punësuar 66-vjeçari Fari Veliu, i cili humbi jetën të mërkurën në një minierë kromi në Bulqizë. Vdekja tragjike ndodhi si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor gjatë punës në galerinë e minierës. Në komunikatën zyrtare të policisë bëhet me dije se punonjësit e arrestuar, të identifikuar me inicialet Nj. P., B. Ç., F. T., E. K., dhe E. Xh., të moshave nga 35 deri në 68 vjeç, janë pjesë e stafit teknik të subjektit minerar dhe dyshohet se nuk kanë marrë masat e duhura për sigurimin teknik të punës në galeri. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Dibrës, e cila do të ndërmarrë veprimet ligjore për veprën penale “Shkelja e...