Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik të kompanisë minerare

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik të kompanisë minerare

Policia njofton se janë arrestuar 5 punonjës të kompanisë minerare “Gerti Sh.p.k,”, ku ishte i punësuar 66-vjeçari Fari Veliu i cili humbi jetën në një minierë në Bulqizë pas shembjes së kromit. Njoftimi i policisë:  Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën dje, shtetasi F. Sh., arrestohen 5 punonjës të stafit teknik. Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. Sh., 66 vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç.,...