Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vdekja e 7-vjeçares Jonada Avdiaj/ Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë, reagojnë familjarët
Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj. Sot u mbajt seanca e fundit e një procesi trevjeçar gjyqësor ndaj grupit të pesë efektivëve, të cilët u përballën me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në seancën përfundimtare, prokurorja kërkoi dënimin e secilit prej tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg, por Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë i shpalli të gjithë të pafajshëm. Gjyshi i së ndjerës, Ismet Avdiaj, mbajti fjalën e tij në sallën e gjyqit. Pas...