Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vdekja e 66-vjeçarit në minierë pas shembjes së masivit shkëmbor, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik
Pesë punonjës të stafit teknik janë arrestuar pasi akuzohen se nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën 66-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë vendosën në pranga punonjësit e stafit teknik me iniciale Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç. Minatori me iniciale F. Sh., dyshohet se humbi jetën si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri ditën e djeshme (6 Gusht). Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se të arrestuarit nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar. Njoftimi: Bulqizë/ Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të...