Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vdekja e 52-vjeçares/ Për të kamufluar vrasjen, autori i dyshuar ndezi disa vatra zjarri në banesë për të humbur gjurmët
Teksa Policia vuri në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 52-vjeçares, Kozeta Teço, të tjera detaje kanë dalë në dritë pas zjarrit që nxori zbuluar autorin, Ilirjan Selmani. Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes ka ndezur disa vatra zjarri në banesë për të humbur gjurmët. Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja mbytje dhe dëmtime me mjet prerës. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, policia ka gjetur peshqirë dhe kartpeceta me gjak në koshin e mbeturinave afër pallatit ku jetonte viktima, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autori për të zhdukur provat dhe për...