Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
VD- Shkaktoi panik tek qytetarët, neutralizohet turisti italian, ecte me thikë në dorë në mes të Sarandës
Pamje nga videoja SARANDË- Një situatë e rrezikshme për qytetarët është shmangur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Në shëtitoren e qytetit, një turist i huaj është shfaqur duke lëvizur me thikë në dorë, duke kërcënuar kështu të gjithë pushuesit e tjerë. Pas lajmërimit të Policisë së Shtetit, menjëherë në shëtitore shkuan 3 efektivë të "Shqiponjave". MOMENTI ME VIDEO: Kështu, siç duket edhe nga pamjet e mësipërme u arrit neutralizimi i turistit italian, fatmirësisht pa shkaktuar pasoja tek pushuesit e tjerë. Policia ka bërë shoqërimin e tij në Komisariat dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./ZËRI