VD- Shkaktoi panik tek qytetarët, neutralizohet turisti i huaji, ecte me thikë në dorë në mes të Sarandës

VD- Shkaktoi panik tek qytetarët, neutralizohet turisti i huaji, ecte me thikë në dorë në mes të Sarandës

Pamje nga videoja SARANDË- Një situatë e rrezikshme për qytetarët është shmangur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Në shëtitoren e qytetit, një turist i huaj është shfaqur duke lëvizur me thikë në dorë, duke kërcënuar kështu të gjithë pushuesit e tjerë. Pas lajmërimit të Policisë së Shtetit, menjëherë në shëtitore shkuan 3 efektivë të "Shqiponjave". MOMENTI ME VIDEO:  Kështu, siç duket edhe nga pamjet e mësipërme u arrit neutralizimi i turistit italian, fatmirësisht pa shkaktuar pasoja tek pushuesit e tjerë. Policia ka bërë shoqërimin e tij në Komisariat dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./ZËRI
Burimi: Zeri.ai