Vazhdon rezistenca qytetare/ Protesta kundër qeverisë sot në ditën e 93-të radhazi

Vazhdon rezistenca qytetare/ Protesta kundër qeverisë sot në ditën e 93-të radhazi

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 93-të radhazi, duke vijuar një mobilizim që ka kaluar tre muaj pa ndërprerje. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në Tiranë, sipas së njëjtës skemë të ndjekur gjatë ditëve të fundit: grumbullimi në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshimi përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë. Në qendër të protestës mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Protestuesit kanë deklaruar se do t’i vijojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre. Krahas largimit të Ramës dhe kabinetit qeveritar, platforma e artikuluar gjatë protestave përfshin edhe krijimin e një qeverie tranzitore dhe ndryshimin e sistemit politik.