Vazhdon restaurimi i shkollës së vjetër të Mushnikovës
Punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren po vazhdojnë, ndërsa projekti ka hyrë në një fazë të re të realizimit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kësaj ndërtese si pjesë e trashëgimisë kulturore të fshatit. Ndërtesa e shkollës, e cila daton nga viti 1905, përbën një dëshmi të rëndësishme të historisë së arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite. Përmes projektit të restaurimit, synohet rikthimi dhe ruajtja e objektit, duke mbrojtur vlerat e tij historike dhe kulturore. Restaurimi i shkollës së vjetër të Mushnikovës i jep jetë një objekti që ka qenë pjesë e historisë së komunitetit për më shumë se një shekull, ndërsa ndërhyrjet...
Burimi:
kultplus.com