Vazhdon pazari i legalizimeve dhe pronës nën drejtimin e Lorena Goxhobellit, nga mbyllja e linjës së ankesave…

Vazhdon pazari i legalizimeve dhe pronës nën drejtimin e Lorena Goxhobellit, nga mbyllja e linjës së ankesave…

Nën drejtimin e Lorena Goxhobellit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) është kthyer në një institucion ku zvarritjet burokratike, mungesa e transparencës dhe korrupsioni i hapur janë kthyer në normë. Pavarësisht premtimeve për reformim, digjitalizim dhe efikasitet, realiteti me të cilin përballen qytetarët në kontaktin me Kadastrën është një tjetër: aplikime që zhduken, shërbime që ofrohen vetëm kundrejt ryshfetit dhe linja ankesash që mbyllen pa sqarim. Qytetarët kanë shpërthyer në rrjetet sociale me reagime të forta ndaj përvojave të tyre zhgënjyese. Në Facebook, Instagram dhe platformën X (ish-Twitter), përdoruesit kanë denoncuar publikisht vonesa të pajustifikuara, abuzime flagrante dhe mungesën e përgjegjshmërisë nga zyrtarët e hipotekës. Ankesa të tilla si: “Kam një vit që pres certifikatën e pronës, ende asnjë përgjigje”, “Pa paguar nën dorë nuk merr...