Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vazhdojnë evakuimet në Kanada për shkak të zjarreve masive në pyje
👁4243
Evakuimet emergjente vazhduan të mërkurën në Kanada , e cila është goditur nga zjarre të mëdha të përshkruara si “monstra” nga zjarrfikësit që punojnë ditë e natë, veçanërisht përreth fshatrave të kërcënuara nga zjarret. Për ditë të tëra, provincat e Saskatchewan dhe Manitoba janë përballur me zjarre që i kanë detyruar qeveritë e tyre të shpallin gjendje të jashtëzakonshme. Më shumë se 200 zjarre po digjen në të gjithë vendin, rreth gjysma e të cilave konsiderohen jashtë kontrollit. Shtatë zjarre të reja u raportuan dje. Në të gjithë vendin, më shumë se 31,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë...