Vatra e zjarrit në Kukës aktive prej 24 orësh, zjarrfikësit në luftë me flakët

Vatra e zjarrit në Kukës aktive prej 24 orësh, zjarrfikësit në luftë me flakët

Edhe pse vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në zonën e Myç-Mamëzit, pranë qytetit të Kukësit, vijon të jetë aktive prej 24 orësh. Intensiteti i tymit që përhapej në drejtim të qytetit është zbehur. Megjithatë, flakët ende nuk janë vënë plotësisht nën kontroll. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, si dhe një fadromë, një eskavator dhe katër kamionë të Drejtorisë së Shërbimeve të Bashkisë Kukës. Puna po vijon pa ndërprerje, ndonëse përballë vështirësive që lidhen kryesisht me terrenin e thyer dhe natyrën e materialeve të djegshme në këtë zonë mbetjesh. Autoritetet lokale...
Burimi: Top-Channel.tv