Vatër zjarri në Cakran të Fierit, dyshohet zjarrvënie nga fermerët

Vatër zjarri në Cakran të Fierit, dyshohet zjarrvënie nga fermerët

Një vatër zjarri është shfaqur rreth orës 21:00 të së shtunës në kodrat e zonës së Cakranit, në kufi me Mallakastrën. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, ndërsa nuk raportohet për rrezik pranë banesave. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë mundur të vendosin situatën nën kontroll dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e mbetjeve të barit nga fermerët, një praktikë e zakonshme për pastrimin e tokave bujqësore, që në këtë rast ka dalë jashtë kontrollit. Autoritetet po hetojnë shkaqet e mundshme të zjarrvënies.
Burimi: Syri.net