Vatër e re zjarri në Poliçan

Vatër e re zjarri në Poliçan

Një zjarr ka rënë në fshatin Zgërbonjë, në Njjësinë Administrative Vërtop, në Poliçan. Zjarri ka përparuar drejt kodrës me pisha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Drejt vatrës së zjarrit kanë shkuar dy mjete zjarrëfikëse nga Berati me 7 efektivë, në ndihmë të zjarrfikësve të Poliçanit. Situata është nën kontrroll, edhe pse zjarri pësoi një shtrirje të gjerë, për shkak të pamundësisë së futjes së mjeteve drejt zonës. Kjo bëri që zjarrfikësit ta shuajnë zjarrin me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine. Edhe pse situata është vënë në kontrroll, zjarrfikësit janë duke mbajtur në monitorim vatrat e nxehta...
Burimi: Argjiroja.net