Vatër e re zjarri në fshatin Dukat- Fushë, rrezikohen banesat!

Vatër e re zjarri në fshatin Dukat- Fushë, rrezikohen banesat!

Një vatër e re zjarri është raportuar në fshatin Dukat- Fushë në Vlorë gjatë pasdites së sotme. Të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, flakët po përparojnë drejt disa banesave në këtë fshat. Zjarret në fshatrat e Himarës, Sasaj, Lukovë dhe Shën Vasil janë vendosur në kontroll pas ndërhyrjes nga ajri ditën e sotme. Aktualisht raportohet për 3 vatra aktive të vogla. Po kështu flakët në Kalasë të Delvinës janë vendosur nën kontroll. Në fshatin Kuç të bashkisë Vorë, zjarri i ardhur nga zona e Shijakut u afrua në drejtim të banesave. Ndërhyrja e helikopterit të ushtrisë ndihmoi në...