Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vatër e madhe zjarri edhe në Qafën e Buallit në Bulqizë, helikopteri në aksion nga ajri për të shuar flakët
Një vatër e madhe zjarri është shfaqur edhe në zonën e Qafës së Buallit në Bulqizë, në orët e vona të pasdites së sotme, në qarkun e Dibrës. Helikopteri i ushtrisë është parë të kryente misione të përsëritura me kovën e madhe të ujit, për shuarjen e zjarrit nga ajri. Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur sot në Bulqizë dhe në Klos të Matit, teksa zjarret mësohet se janë ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Dhjetëra hektarë me pyje e kullota po digjen. Rrezik mësohet se ka edhe për disa biznese dhe banesa, teksa forca të shumta...