Varret masive në Zubin Potok, Albin Kurti: ADN-ja konfirmon identitetin e 3 prej viktimave

Varret masive në Zubin Potok, Albin Kurti: ADN-ja konfirmon identitetin e 3 prej viktimave

Kosova E Shtunë, 19 Shtator 2026 14:48 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të shtunën se është konfirmuar identiteti i tri viktimave pas zhvarrimit të mbetjeve mortore të zbuluara në varreza masive në lokacione të ndryshme në veri të Kosovës. Kurti shkroi në Facebook se raportet e ADN-së kanë konfirmuar se tri viktimat i përkasin grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe. Kryeministri nuk tregoi me emër dhe mbiemër se kush ishin viktimat, por tha se familjet e tri viktimave të identifikuara janë njoftuar qysh sot. Njoftimi i tij vjen gati dy muaj pasi u zbuluan tri varre masive në këtë komunë në veri...