Vapa “përvëluese” nxit pushuesit të dynden drejt bregdetit, radhë kilometrike automjetesh në aksin rrugor Laç–Lezhë

Vapa “përvëluese” nxit pushuesit të dynden drejt bregdetit, radhë kilometrike automjetesh në aksin rrugor Laç–Lezhë

Fillimi i muajit gusht ka sjellë trafik të rënduar në aksin rrugor Laç–Lezhë, një situatë e përsëritur në këtë periudhë të vitit për shkak të fluksit të lartë të pushuesve që shkojnë drejt bregdetit të Shëngjinit dhe zonave përreth. Ky aks është një ndër nyjet kryesore për udhëtarët që vijnë nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova, çka e bën edhe më të ngarkuar gjatë sezonit turistik. Ka edhe nga ata shoferë që pavarësisht pritjes se gjatë në trafik, thonë se për ta nuk është problem. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të tregojnë kujdes, durim dhe...