Vapa ekstreme/ Zbulohet bilanci tragjik i viktimave për verën e vitit 2026-të, mbi 50 mijë persona ndërruan jetë nga i nxehti!
Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën gjatë verës së vitit 2026 dyshohet se shkaktoi 50 391 vdekje të parakohshme në 854 qytete, duke e bërë këtë verën më vdekjeprurëse për shkak të temperaturave të larta në periudhën e studiuar. Sipas dy studimeve të publikuara në revistën shkencore Nature Health, rreth dy të tretat e viktimave, ose 32 619 persona, lidhen me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Studimi u realizua nga shkencëtarë të Imperial College London dhe London School of Hygiene & Tropical Medicine, të cilët analizuan të dhënat e temperaturave dhe ndikimin e tyre në vdekshmëri në 30 vende europiane, gjatë periudhës qershor-gusht 2026. Sipas studiuesve, numri i vdekjeve të vlerësuara është rreth 71% më i lartë se në verën e...
Burimi:
javanews.al