Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vapa ekstreme rrezikon Botërorin e vitit të ardhshëm, FIFA gati të marrë vendimin e rëndësishëm
FIFA është vënë në qendër të kritikave pas thirrjeve për ndryshimin e orareve të fillimit të ndeshjeve në Kampionatin Botëror 2026, për shkak të rrezikut të lartë nga temperaturat ekstreme që pritet të prekin disa qytete pritëse në Amerikën e Veriut. Sipas FifPro, sindikata globale e futbollistëve që përfaqëson mbi 70,000 lojtarë profesionistë, ndeshjet që do të zhvillohen në mesditë dhe pasdite në qytete si Miami, Monterrey dhe Kansas City duhen shtyrë në orare të vona, për të mbrojtur shëndetin e sportistëve. Qytete të tjera si Bostoni, Filadelfia dhe Guadalajara janë klasifikuar si zona me “rrezik shumë të lartë”, ndërsa...