Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?
Në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1, analisti Lorenc Vangjeli theksoi se zgjedhjet në Serbi janë ndjekur në Tiranë me një vëmendje si rrallëherë më parë në rajon. Sipas tij, ato përbëjnë një shembull që mund të shërbejë si standard sjelljeje edhe për Shqipërinë. “Nuk ka pasur ndonjëherë zgjedhje në fqinjët tanë, me përjashtim të Kosovës, që Tirana në të gjitha dimensionet e saj të ketë ndjekur me aq vëmendje, me aq kërshëri dhe me një bindje të thellë të fshehur nën nënshtresë për t’u parë si një model,” deklaroi Vangjeli. Ai e lidhi këtë interes me dy elemente kryesore: “magjinë e sistemit demokratik dhe të votës, edhe kur demokracia është e papërsosur, si dhe “fatin gjeografik” të Serbisë, e cila “ka fjetur në...
Burimi:
javanews.al