Van Gogh thyen rekord në ankand, piktura e tij shitet për 190.4 milionë dollarë
Një kryevepër e piktorit holandez Vincent van Gogh është shitur për një shumë rekord prej 190.4 milionë dollarësh (144.9 milionë paund ose 285 milionë dollarë australianë), në ankandin e zhvilluar të mërkurën nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s. Shitja u realizua pas një marrëveshjeje mes pronarëve të veprës dhe trashëgimtarëve të një familjeje hebreje, e cila e kishte zotëruar pikturën përpara se ta shiste gjatë periudhës së regjimit nazist në Gjermani. Vepra “Chataigniers en fleurs” (Gështenjat në lulëzim), e realizuar në vitin 1890 në Auvers-sur-Oise të Francës, vendosi një rekord të ri për Van Goghun, duke u bërë gjithashtu vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand gjatë këtij sezoni. Sipas The New York Times, piktura u ble nga William Acquavella, tregtar arti dhe drejtues i...
Burimi:
kultplus.com