Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vajzën nga Përmeti e pickon gjarpri, pas mjekimit fillestar në Gjirokastër shkon te Trauma në Tiranë
Një e re ka shpëtuar për mrekulli nga prerja e këmbës pas një pickimi helmues nga gjarpri. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Përmet, ku L. A., 26 vjeçe, u godit nga gjarpri teksa ndodhej në një zonë periferike. Vajza u transportua me urgjencë në Spitalin e Përmetit për të marrë ndihmën e parë e më pas në spitalin e Gjirokastrës, ku iu bë kundërhelmi. Por nga meraku familjarët e nisën drejt Tiranës te Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar. Sipas familjarëve, që i referohen mjekëve të Tiranës, helmi kishte depërtuar deri në rrezen e kofshës...