Uzuni pas golit të parë në MLS: Nuk do të ndalem më

Uzuni pas golit të parë në MLS: Nuk do të ndalem më

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, të dielën mbrëma shënoi golin e parë për Austinin në MLS të SHBA-së, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij me rezultat 1-0 ndaj St. Luis City. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë në MLS, ndërsa Uzuni ka katër paraqitje deri tani me klubin e Austin. Trajneri i Austin, Nico Estevez, ka thënë se Uzunit i duhet kohë që të adaptohet me futbollin në MLS. “Atij i duhet më shumë kohë me ne. Ai nuk ishte me ne. Duhet të jemi të durueshëm me të gjithë dhe të kuptojmë se si luan dhe që ai të kuptojë të tjerët se si luajnë. Ai gjithnjë angazhohet shumë, jep çdo gjë dhe kur është dashur ta bëj dallimin në këtë ndeshje, e...