“Uta në Sharr” mahnit fëmijët e Prizrenit me aventurën nëpër malet e Sharrit
25 September, 2026 - 14:15 Filmi i shkurtër i animuar “Uta në Sharr” është shfaqur mbrëmjen e së enjtes në Dokukino, duke mbledhur fëmijë nga shkollat, kopshtet dhe institucione të tjera të Komunës së Prizrenit. Përmes personazheve Uta dhe Deltari, fëmijët u bënë pjesë e një udhëtimi nëpër malet e Sharrit, ndërsa filmi përcolli mesazhin për dashurinë ndaj natyrës dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj. “Sa herë që dikush më tregon historinë time, malet e Sharrit bëhen edhe pak më të gjelbra. Dua që çdo fëmijë ta dijë se natyra jonë është aq e bukur sa ia vlen ta duam dhe ta ruajmë”, shprehet personazhi i Utës. Shfaqja u prit me entuziazëm nga fëmijët, ndërsa një prej prindërve të pranishëm tha se filmi i kishte...
Burimi:
kultplus.com