Ushtria izraelite paralajmëron sulme të reja kundër Hezbollahut në jug të Libanit

Ushtria izraelite paralajmëron sulme të reja kundër Hezbollahut në jug të Libanit

Ushtria izraelite u bëri sot thirrje banorëve të një lagjeje në qytetin Tul, në jug të Libanit, që ta evakuojnë zonën, pasi pritet një sulm ndaj një ndërtese që, sipas Izraelit, i përket Hezbollait. “Jeni pranë infrastrukturave që i përkasin organizatës terroriste Hezbollah. Për sigurinë tuaj, ju bëjmë thirrje të evakuoni menjëherë këto ndërtesa në një rreze prej 500 metrash”, thuhej në mesazhin e postuar në platformën X në gjuhën arabe. Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi në fund të nëntorit, Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore në Libanin fqinj, duke pretenduar se synon pozicione dhe anëtarë të Hezbollahut....
Burimi: Vizionplus.tv