”Ushtarët zëvendësohen, mbretëresha jo”, drejtori për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

”Ushtarët zëvendësohen, mbretëresha jo”, drejtori për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

Fiks Fare ka bërë një investigim brenda institucioneve shtetërore, mbi pushtetin e Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë edhe pse është shkarkuar nga funksionet publike. Fiks Fare hyri në disa prej këtyre institucioneve, u prezantua si punëkërkuese dhe bisedoi drejtpërdrejt me titullarët. Dhe në këto biseda, emri i Belinda Ballukut del përsëri në qendër: si “shefe”, si person që mund të ndikojë në emërime, në punësime dhe në vendimmarrje. Fiks Fare solli dëshmi, biseda dhe përballje direkte me Belinda Ballukun. “Nëse Bela e çon emrin…” Investigimi nis në Autoritetin e Aviacionit Civil, ku gazetarja e Fiks Fare kontakton drejtorin Maksim Et’hemaj, duke shprehur interes për një vend pune në sektorin e medias. Gjatë bisedës, Et’hemaj flet për punonjësen aktuale të medias dhe e...