Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Urdhri për mësymje në Gaza, qindra studentë bllokojnë kampusin e Kolumbias
👁2893
Qindra protestues janë ngritur në universitetet amerikane si reagim për vendimin e ri të Benjamin Netanyahut për të nisur mësymjen e re ndaj Rripit të Gazës. Policia arrestoi dhjetëra studentë të Universitetit të Kolumbias të cilët pushtuan një pjesë të bibliotekës kryesore të shkollës në një nga demonstratat më të mëdha pro-palestineze në kampus. Të paktën 40 deri në 50 studentë, me duart e prangosura me lidhëse plastike, u panë duke u ngarkuar në furgonë dhe autobusë të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut jashtë Bibliotekës Butler, ndërsa oficerët e NYPD-së kontrolluan ndërtesën gjashtëkatëshe për të arrestuar protestuesit e tjerë...