Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Urbem Dardaniae – Qyteti i Dardanisë” – Zubulim i jashtëzakonshëm në Ulpianën Antike!
Ekspedita arkeologjike e kësaj vere në Ulpianën Antike vjen me zbulime të jashtëzakonshme Përmendja e Justinianit të Madh dhe gruas së tij Theodora si themelues të qytetit dhe dedikues të kishave gjigante në qytetin e Dardanisë, Justiniana Secunda, paraqesin dëshmi të rëndësishme historike, duke sjell kësisoj evidenca të reja për historiografinë. Përmendja “Urbem Dardaniae” (Qyteti i Dardanisë) në mbishkrimin e sapo zbuluar konfirmon faktin që dardanët dhe Dardania vazhdojnë të qëndrojnë si nje identitet dhe territor i rëndësisishëm edhe në shek. VI. Ndërsa Justiniani i Madh (527-565), përmes këtij mbishkrimi, na dëshmohet se ka ruajtur lidhjet me vendin e tij të origjinës – Dardaninë. Gërmimet udhëhiqen nga kolegu ynë Arben Hajdari (Departamenti i Antropologjisë / UP), Christophe Goddard (ENS) dhe Milot Berisha (IAK). Pjesë e...