Uragani “Isaias” shkakton katastrofë në SHBA, të paktën 4 të vdekur, shkatërrime masive dhe mijëra persona mbeten pa energji elektrike!
Katër persona kanë humbur jetën dhe qindra mijëra të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi uragani Isaias goditi disa pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu. Autoritetet kanë raportuar nga dy viktima në shtetet Alabama dhe Florida. Në mesin e tyre janë edhe persona që humbën jetën pasi pemët ranë mbi shtëpitë e tyre. Sipas platformës monitoruese PowerOutage, deri të shtunën në mbrëmje rreth 500 mijë persona në disa shtete kishin mbetur pa energji elektrike. Uragani Isaias arriti në tokë në Florida të premten vonë, me erëra që arrinin shpejtësinë maksimale të qëndrueshme prej 168 kilometrash në orë. Më pas, stuhia u dobësua dhe u riklasifikua si ciklon post-tropikal, shkruan BBC. Stuhia rrëzoi pemë dhe...
Burimi:
javanews.al